Check Up- mbetet një nga koncensionet më të dyshimta të qeverisë ‘Rama’ dhe me kosto të lartë për buxhetin e shtetit.
Pavarësisht akuzave, kryeministri vazhdon t’a propagandojë në media si një sukses të vetin.
Menjehërë pas fjalës së tij në Kuvend për lojërat e fatit, të enjten, ai u shfaq në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor.
Në shfaqjen e radhës në ERTV, Rama shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“A mjafton ky metri për të më matur mua?”, ishte batuta e Ramës teksa ishte ulur si pacient dhe mjekët po e pyesnin për regjimin ushqimor, peshën dhe gjatësinë.
Dalja e Ramës për Check Up-in, me siguri që nuk është e rastësishme.
Numri i shqiptarëve që shkojnë të bëjnë kontrollin mjekësor është relativisht i ulët dhe kryeministri kërkon të japë vetë shembullin për t’i nxitur të tjerët. Por pavarësisht numrit të atyre që shkojnë për kontroll, koncensionari i Vilma Nushit, pagesën nga buxheti i shtetit e merr po njësoj.
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...