Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e fazës së re të procesit negociues.
Në mesazhin e tij, Rama iu përgjigj edhe zërave skeptikë për ecurinë e negociatave, duke theksuar se procesi jo vetëm që vazhdon, por tashmë ka hyrë në etapën e mbylljes së kapitujve.
“Po si thanë, iku kjo punë, vajti kjo punë, nuk ka më negociata. Por, në fakt, jo vetëm që ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra, filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve”, u shpreh Kryeministri.
Rama theksoi se objektivi i qeverisë mbetet përmbyllja e të gjithë kapitujve negociues deri në vitin 2027.
“Duan apo s’duan ata që nuk duan, ne do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027”, deklaroi ai.
Mbyllja e tre kapitujve të parë shënon një tjetër hap përpara në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa vendi vijon negociatat me Bashkimin Europian për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...