Kryeministri i Shqipërisëm, Edi Rama merr në dorë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, gjatë festimit për 105 vjetorit të themelimit të Tiranës, si kryeqytet i Shqipërisë.
“Më 11 maj, falë edhe “blerjes” së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër, patjetër. Vetvetiu, falë edhe asaj që ndodhi dje, edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet, më 11 maj Tirana do t’i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve”, deklaroi Rama.
Vendimi për të marrë në dorë ‘frenat’ e fushatës elektorale në Tiranë, ka marr shkas edhe nga masa e ‘arrestit me burg’ që SPAK ka zbatuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
/rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...