Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Gjirokastër është shprehur se gratë janë mbështetja e tyre dhe se Shqipëria po ndryshon çdo ditë.
Sipas tij, shumë banorë të qarkut, siç ka thënë ai, falë investimeve të bëra janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë investime në pronat e tyre.
“Gratë janë mbështetja jonë. Shqipëria reale ndryshon çdo ditë e çdo ditë. Kjo Shqipëria është një Shqipëri, që sot është krejt tjetër. Shumëkush që ishte nisur për Greqi dhe as nuk e mendonte se do kthente sytë nga këto vende, të mendojë dhe të kthehet të investojë”.
“Në 11 maj kemi zgjedhjet dhe në 16 maj do të presim te Skënderbeu udhëheqësit e të gjithë kontinentit. Nga Londra në Ankara, për Samitin e Europës Politike. E imagjinonin që të ndodhte kjo? Kush e ka imagjinuar ka qenë pak i çmendur, por jo çyryk”, ka thënë ai./Abcnews.al
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen