Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të mërkurë në Samitin e Kartës së Adriatikut ku i ftuari kryesor ka qenë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.
Pence dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar se SHBA-të nën presidencën e Trump, do të mbështesin fuqimisht shtetet e këtij rajoni.
Rama fillimisht ka postuar një video në profilin e tij në rrjetin social, por më pas ka shpërndarë dhe foton e Ditës, një imazh të shtrëngimit të duarve mes tij dhe Zv.Presidentit Pence.
Por pavarësisht se fotoja e publikuar nga Rama nuk është e plotë (pjesa e këmbëve nuk është kapur nga aparati), askujt nuk i ka shpëtuar detaji i shumëpërfolur me të cilin kryeministrit shqiptar është “shoqëruar”.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar