Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Ekonomik në Abu Dhabi, foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për vendin tonë.
Rama tha se vendi që drejton bën hapa të rëndësishëm, sa i përket energjisë së gjelbër. Ai u shpreh se ka një projekt mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe Italisë, që kushton mbi 1 miliard euro. Sipas tij, me anë të këtij projekti, Tirana do i shesë Europës energji të gjelbër.
“Në fund të vitit 2028, do të jemi plotësisht sovran, duke mos blerë energji nga jashtë. Ambicia jonë është që bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italisë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër, për t’ia shitur Europës. Është projekt mbi 1 miliard”, tha Rama.
Më tej, u pyet në lidhje me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale, në çështje të qeverisjes. Rama deklaroi se tashmë 95 përqind e shqiptarëve marrin shërbime online dhe se janë hequr shërbimet në zyra. Kreu i qeverisë përmendi edhe ministren Diella, duke thënë se Shqipëria tashmë ka një ministre, e cila vepron si asistente online.
“E kemi nisur këtë punë tashmë. Nuk ka më zyra në Shqipëri, nuk ka radhë dhe kohë të humbur, e merr shërbimin online, kudo që ti je. Ne po e përdorim AI-në edhe që ligjet tona, të jenë në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian. Për të gjitha vendet, kjo ka qenë një punë tepër e madhe, ndërsa ne me Inteligjencë Artificiale, e bëjmë shumë shpejt dhe saktë. Ne kemi edhe një ministre të Inteligjencës Artificiale, është asistente virtuale”, deklaroi Rama.
I pranishëm në këtë forum ekonomik ishte edhe kryeministri malazez, Milojko Spajiç. Ai deklaroi se Mali i Zi gjithashtu i ka dhënë prioritetet AI-së dhe energjisë së gjelbër dhe synon integrimin në Bashkimin Europian./tvklan.al
Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna
Hoti: Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike po i kt...
Limi dhe Dolce s’i kursejnë puthjet as para Albës
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet më 16...
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon dr...
KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga P...