Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga Reparti i Neurologjisë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Rama tha se janë bërë investime të reja, dhe se janë instaluar pajisje me teknologji të lartë që mundësojnë trajtimin e patologjive me saktësi të lartë dhe ofrojnë një shërbim më cilësor.
“Mirëmëngjes dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së