Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që po bëhen për rrugën Shirokë-Zogaj.
Rama shprehet se është një nga investimet që pritet të përfundojë këtë vit dhe ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...