Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar sot me mesazhe të qarta ndaj bizneseve që shfrytëzojnë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.
Ai ka publikuar sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se ky proces do të vijojë pa ndërprerje.
“Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Kreu i qeverisë ka deklaruar më herët se aksioni do të jetë konstant gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa paralajmëroi reformimin e strukturave të kontrollit të territorit dhe inspektorateve bashkiake të IMT-së.
Gjithashtu ai ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...