Kryeministri i Shqipërisë, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përcjellë sot mesazhin e Roxher Muslias, një sportisti shqiptar që u shpall kampion bote në disiplinën e boksit në 17 prill.
Në mesazhin që ai i ka dërguar Kryeministrit Rama pohon se është shpallur Kampion bote ne boks në federatën më të madhe në botë, WBO.
“Ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë, sepse përveç fitores, ngrita dhe flamurin kuqezi. Do ta vlerësoja shumë nëse do të më jepnit mbështetjen tuaj me një fjalë, një urim apo një postim në rrjetet sociale do të thotë shumë për mua. Ndeshja u mbyll në raundin e 5, sikurse do të ndodhë në 11 maj”, shkruan sporti Muslia.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama fton qytetarët që të votojnë numrin 5 në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shton se “bashkë me Roxhersin, të cilit është kënaqësia ime t’i uroj nga zemra sukses të mëtejshëm në sportin e vështirë që ka zgjedhur dhe ta falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij shumë simpatik”./atsh

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...