Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm foto nga takimet e një dite më parë në Abu Dhabi ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila siç u shpreh Kryeministri, ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit,
Dje në Emiratet e Bashkuara Arabe, u nënshkrua marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës së Italisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja, e cila për palën shqiptare u nënshkrua nga zv.kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
Në fjalën e mbajtur në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”, Rama u shpreh se kjo marrëveshje është një instrument shumë, shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së ripërtëritshme nga Shqipëria në Itali, por po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të ripërtëritshme. /atsh.al
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...