Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të hënën e 26 janarit do të jetë përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë pjesë e Parlamentit të Izraelit, duke e konsideruar këtë si një nder të jashtëzakonshëm
Rama deklaroi se fjala e tij në Parlamentin izraelit do të jetë i të njëjtit format sikurse iu rezervua para pak kohësh Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kryeministri nënvizoi se shumë pak udhëheqës botëror kanë pasur fatin që të jenë pjesë e këtij formati të cilit ai do i bashkohet më 26 janar.
“Të hënën e ardhshme do kemi një nder tjetër të jashtëzakonshëm. Do i drejtohem parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohësh presidentit të SHBA dhe një numri tejet të kufiziuar udhëheqësish të huaj në historinë e atij parlamenti emrat e të cilëve mund të gjenden lehtësisht. Në këtë rast lista është e shkurtër”, deklaroi Rama.
Më tej ai theksoi se vetëm përmes qeverisjes së tij, falë punës, përkushtimit dhe profesionalizmit, vendi do të ngjitet në majën e shumëëndërruar të “Shqipërisë 2030”.
“Dhe kundërshtarët e bordit sapo përfunduan numërimin me shumë pasion të të ftuarve në bord, a thua se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si i yni duke iu përpjekur ti thonë shqiptarëve se prania në bordin e paqes ishte diçka mekanike, pa asnjë lidhje me vlerat, rolin, e reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Nënvizoj se për Shqipërinë, mua dhe ne, konsiderohet nder çdo ftesë që nuk u bëhet të gjitha shteteve të botës, sepse ne nuk jemi as kërthiza e botës, por jemi një vend tejet i vogël që u vetëzhduk nga harta e Evropës për 50 vite.
Ju na duheni këtu, sepse ju jeni këtu për tu kujtuar shqiptarëve atë ishullin e turpit. Ne jemi këtu për ti ngjitur shqiptarët në majën e shumë ëndërruar të Shqipërisë 2030”, përfundoi ai.
/rtsh.al/
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...