Partia Socialiste zhvilloi të premten në mbrëmje në Tiranë mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në një atmosferë ku mbizotëronin flamujt kombëtar, fillimisht nga ana e drejtueses politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, janë prezantuar të gjithë kandidatët socialist që marrin pjesë në garën elektorale. Ata, në fjalën e tyre të shkurtër, bën thirrje që qytetarët shqiptar të votojnë Partinë Socialiste, e cila renditet e pesta në fletët e votimit.
Pas këtij prezantimi, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së.
Në fillim të fjalës së tij Rama theksoi se nuk është rastësi që mbyllja e këtij rrugëtimi bëhet më 9 maj, Ditën e Evropës.
“Unë nuk besoj se është rastësi që jemi sot këtu në 9 maj, në ditën e Evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe më pas për të shkuar së bashku me shumicën dërmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.” Tha Rama.
Në fjalën e tij Rama, duke iu referuar Tiranës si kryeqyteti i vendit apeloi për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen që të çohet më tej ambicia për Shqipërinë evropiane.
“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, vëllezër e motra socialistë. Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, shqiptar dhe shqiptare, pa dallim feje, krahine dhe ideje, kudo ku jeni në Shqipëri, Evropë dhe gjetke, nëpër botë. Vëllezër dhe motra progresiste të Shqipërisë, ju këtu shok dhe shoqe të armëve që nxorëm Shqipërinë nga gërmadhat e anarkisë pa shtet të viteve 90, dhe më pas e rilindëm si shëmbëlltyrën e ambicies për Shqipërinë evropianë. Së bashku me shumicën dërmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.”, deklaroi Rama.
Rama ka shprehur mirënjohje nga zemra për të gjithë socialistët në këtë fushatë.
“U rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjeshtë në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjeçar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së Bashkuar. Kur më zgjodhët për t’ju udhëhequr plot dy dekada më parë ajo majë ishte e pa arritshme me sy për shqiptarët. Ndërkohë ne socialistët ishim të shembur përtokë. Rruga jonë për të fituar zëmrat dhe mendjen e Shqipërisë nisi nga mjegulla e ftohtë e një disfate të rëndë. Na kërkohej kohë, energji, mund dhe karakter i pathyeshëm. Tirana u bë kështjella jonë kur ndërtonim, projektonim, transformonim qytetin duke hasur në çdo hap zbrazëtinë armiqësore të kundërshtarëve politik. Çfarë nuk bënë dhe çfarë nuk na bënë deri sa e morën Tiranë me pahir në një grabitje të pabesueshme, pasi u bënë të gjithë bashkë me kuç, maç dhe minj.” tha Rama.
Sipas tij, ta mendosh sot Shqipërinë pa PS në krye të punëve të saj të mëdha, dhe përpjekjen për Shqipërinë evropiane, “është njësoj si ta mendosh Shqipërinë me flamurin me ngjyrë kënete, ta gjesh me shkëputjet e fillit të një plaku të pashpresë politikisht, ti shohësh krahët e drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës.“
Sipas tij, ai rrëzim poshtërues ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme lart të PS.
“Dy vjet pas atij poshtërimi, bashkësia dhe familja jonë e madhe e rimori qendrën e skenës politike, ku jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes dhe PS do të qëndrojë më e fortë se kurrë më parë më 11 maj për Shqipërinë. Asgjë, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua. Ajo që kundërshtarët tanë s’kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do të na mundin dot. Nuk e kuptuan kurrë se pse ne i mundim çdo herë e më thellë.”, tha Rama, duke nënvizuar se “jo se jemi më të mirët, por më të mirë nga ne nuk ka”.
“Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Jam dakord me ta, sepse të marrësh më shumë vota sesa ne, duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Kështu si po shkojnë këto punë kanë frikë se duhet të presin të dalin nga materniteti sepse nëpër sheshet dhe rrugët aha harroje. Edhe ata që medemek janë prurje të reja, nuk ngjajnë me ne, por me kundërshtarët tanë të kahershëm. Dava humbësish, që janë larg, shumë më larg, ndërkohë që ne edhe artimetikisht do të ngjitemi më lart”, tha Rama.
Rama: Më e pakta marrim 78 mandate
Kryeministri deklaroi se PS në këto zgjedhje, më e pakta pret të marrë 78 mandate deputetësh.
“Ky është bllok, truk e propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pyetja ime është se pse nuk qenka e vërtetë ose e mundshme? Ne nuk na ka mundur dhe nuk na mund dot askush për sa kohë të kemi me vete vizionin më modern, ambicien më të madhe, vendosmërinë më të madhe për ndryshim. Ne jemi bartësit e palëkundur të shpirtit evropian të Shqipërisë. Për sa kohë jemi të tillë, nuk e ndal dot ngjitjen tonë me Shqipërinë në krah në BE. Disa thonë se kam lindur me fat për kundërshtarët që kam, se do kisha ikur me kohë. Disa thonë se ndryshimin epokal të Shqipërisë e ka sjellë koha. Por ajo që as të parët, as të dytët nuk duan ta kuptojnë, është se koha sjell njerëzit dhe njerëzit bëjmë ndryshimin, për mirë ose për keq. Nuk e ka sjellë koha ndryshimin që ne e kemi sjellë dhe do ta sjellim, duke e ulur Shqipërinë si zonjë në shtëpinë e Evropës së Bashkuar. Koha na ka sjellë ne dhe ne i kemi dhënë kohës zërin e nevojës shqiptare për dinjitet të pacenueshëm dhe identitet të pamohueshëm evropian.”, deklaroi Rama./rtsh
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...