Edi Rama nuk është shprehur ende për audio-përgjimin e publikuar nga PD, 2 ditë më parë. Por përmes një statusi në “Facebook”, vetë kryeministri, menjëherë pas kthimit nga Franca, lajmëroi se për këtë çështje do të flasë sot përpara grupit parlamentar socialist.
Mbledhja e grupit, e thirrur nga vetë kryetari socialist, do të mbahet në orën 11, në kryesinë e kuvendit. “Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”.
Ende nuk dihet në qoftë se vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të jetë apo jo në mbledhjen e grupit, pasi ende vetë ai nuk është shprehur përgjatë 48 orëve të fundit për audio-përgjimin, në të cilin sipas demokratëve është përfshirë i vëllai, si bashkëpunëtor në trafikun e drogës.
Ndërkohë koalicioni opozitar ka paralajmëruar sot një protestë, në mesditë, përpara zyrës së ministrit të Brendshëm Xhafaj, ku do të kërkojnë sërish dorëheqjen e tij./TopChannel
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...