Qeveria do të mblidhet nesër në një takim të jashtëzakonshëm për masat kundër koronavirusit.
Takimi i cili pritet të zhvillohet rreth orës 9:00, pritet të ketë në fokus masat e marra dhe raportimin e Ministrave përgjegjës para kryeministrit.
Kujtojmë se këtë të dielë Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një apel qeverisë që të përforcojë masat kundër një përhapje të mundshëm të virusit Covid19. Meta gjithashtoi sugjeroi dhe marrjen e masave të llojit ‘të zonës së Kuqe’ që po përdorin vendet e prekura tashmë me virusin e rrezikshëm.
Po ashtu në kampin opozitar, ish deputeti i PD-së Tritan Shehu, i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës për përballimin sa më efikat të rrezikut që i kanoset Shqipërisë për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali, Greqi apo Maqedoninë e Veriut.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...