Korridori VIII ka marrë njohjen e Bashkimit Europian si një pjesë kyçe e rrjetit evropian të korridoreve, pas një pune intensive diplomatike të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi se më parë jo të gjitha vendet e BE e mbështesnin këtë korridor, duke penguar përfshirjen e tij në rrjetin europian.
“Korridori VIII ka qenë prej kohësh i deklaruar strategjik, por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian dhe arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga BE për ta përfshirë këtë korridor në korridoret e tjera evropiane, sepse përfshirja në korridoret evropiane jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë një aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet evropiane. Faktikisht ka qenë puna dhe diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit, ky korridor u fut në rrjetin evropian të korridoreve”, tha Rama.
Ai shtoi se korridori është përfshirë edhe në rrjetin e lëvizjes së forcave të NATO-s, duke rritur rëndësinë strategjike për sigurinë kombëtare të vendit.
“Pasi u bë kjo, u vulos rëndësia strategjike e korridorit. Ky korridor, bashkë me portin e ri të Durrësit, garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve nga lindja drejt perëndimit. Një aks më i shpejtë, me kosto më të ulët dhe me efikasitet më të lartë. Korridori VIII, para pak kohësh, u përfshi në korridoret e lëvizjes së forcave lëvizëse të NATO-s, që i rrit edhe më shumë vlerën strategjike. Përpjekja jonë për rindërtimin e një krahu ushtarak të portit do e bëjë korridorin edhe më të rëndësishëm. Kjo është një vepër shumë e madhe për tu zhytur në batën e përditshme politike e mediatike”, tha Rama.
Ky projekt nuk është vetëm një investim infrastrukturore, por edhe një hap strategjik që rrit pozicionin e Shqipërisë në rrjetin e transportit evropian dhe përforcon sigurinë kombëtare.
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...