Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se, puna e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme.
Në fjalën e tij në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama e vuri theksin tek konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces.
“Gjithçka është ende e kthyeshme, është ende e brishtë, është ende vulnerabël dhe për këtë arsye na duhet Bashkimi Evropian. Me çdo kusht dhe me çdo çmim, ne na duhet BE. Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur sot si një mundësi jo vetëm reale, por aktuale. Një derë që është hapur me premisën që deri në fund të 2027-ës, ne mund të mbyllim negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë dhe të fokusuar për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion”.
Mund të mbyllet, tha Kryeministri, sepse historia e zgjerimit tregon që ajo derë hapet dhe ajo derë mbyllet. Historia e zgjerimit tregon që fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe të vendeve që janë pas asaj dere, jo gjithmonë përputhen. Interesat jo gjithmonë përputhen.
Prandaj, shtoi Rama, “ne jemi shumë të bindur që ky Komision, puna e të cilit do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme, që të jemi shumë të qartë – është kyç – për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me një proces të konsoliduar të garancive të lirisë individuale dhe të barazisë përpara ligjit”.
“Nuk ka liri individuale dhe barazi para ligjit askund tjetër përveç se në këtë sistem që kemi zgjedhur dhe për ne askund tjetër përveç se brenda BE-së”, tha Rama.
“Besoj që ne e kemi treguar dhe po e tregojmë përditë që jemi shumë ambiciozë që nuk na mjafton të bëjmë minimumin, na duhet të bëjmë maksimumin”, theksoi Rama.
Rama solli shembullin e prokurimeve publike.
“Ne jemi vlerësuar më lart nga të gjithë vendet e rajonit, me diferencë nga vendi i dytë për hir të së vërtetës në prokurimet publike nga SIGMA, por ndërkohë ne po punojmë për të krijuar një model revolucionar të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, në bashkëpunim me Microsoft-in dhe me grupin e Mira Muratit, ne jemi duke bërë progres të konsiderueshëm dhe kemi besimin e arsyeshëm që vitin e ardhshëm do të kemi një model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit, që do të thotë do të kemi një instrument që faktikisht do të çojë korrupsionin dhe mundësinë e korruptimit të proceseve të prokurimit publik drejt zeros, falë inteligjencës artificiale”, tha Rama.
Rama kujtoi që, “Komisioni i Posaçëm ka qenë rezultat i një ndjenje alarmi të brendshëm përballë gjithë malit të negociatave dhe përballë sfidës së jashtëzakonshme të koordinimit të një numri të jashtëzakonshëm institucionesh dhe burimesh në funksion të negociatave”.
“Nuk negocion qeveria e Shqipërisë me BE. BE nuk do të anëtarësojë qeverinë e Shqipërisë, negocion gjithë shteti shqiptar. Negociojnë një numër i madh institucionesh të pavarura, agjencish të pavarura dhe nevoja që kjo skuadër kombëtare të jetë e koordinuar është themelore”.
“Kush, ku, si mund të koordinojë të gjitha këto forca në funksion të arritjes së rezultatit?Askush përveç Parlamentit të Shqipërisë dhe askund përveç se në Parlamentin e Shqipërisë nuk mund të gjendet ajo hapësirë ndërveprimi kombëtar në funksion të arritjes së rezultatit të shumëpritur për kombin, për popullin, për vendin tonë”, tha Rama.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...