Kryeministri Edi Rama kërkoi të gjitha votat e deputëteve të PS-së për Bajram Begajn duke thënë se kjo, në kushtet që jemi, nuk kishte nevojë që të thuhej.
Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe “ndonjë deputet apo deputete që nuk u përfshi në procesin e propozimeve me zarfe duke menduar se kjo nuk ishte një punë që mund ta bënin të rinjtë..”.
Kryeministri nuk tha se kush ka refuzuar të bëjë propozimet për President me zarf, por duket se brenda Grupit Parlametar të PS paska patur rezistencë në këtë drejtim.
Që të zgjidhet President, Begaj më parë duhet të heqë dorë nga detyra e tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ai i ka paraqitur ministrit të Mbrojtjes dorëheqjen nga detyra, por duhet që brenda pak orësh ai të lirohet edhe nga Presidenti. Më pas, emri i Begajt mund të çohet në Kuvend për votim. /abcnews.al
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...