Në mbyllje të mbledhjes së dytë me ministrat, në takimin informal në Velipojë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm për gjithë të interesuarit lidhur me ‘aksionin’ e qeverisë.
Pasi mbaroi takimin me kabinetin e ri, Rama theksoi se tashmë Qeveria është gati për të nisur rrugën e re. Ai njoftoi se do të ketë lehtësim drastik të burokracive, fuqizim të shërbimeve dhe rritje ekonomike që do shkojë 5% në vitin 2019.
“Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”- shkruan Rama ne Twitter.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...