Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar kantierin e punimeve të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec.
Përmes një video në profilin e tij zyrtarë në Facebook, Rama shkruan se në Pogradec po punohet në tre projekteve, Shëtitorja e Tushemishtit, Parkut i Drilonit dhe rruga deri në pikën doganore të Tushemishtit, ku do të shumëfishohen hapësirat në funksion të turizmit.
“Nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos së ndarë./Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...