Rama inspekton punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë

14:23 | 2 Maj 2021
A Z

Dita e sotme e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në qytetin e Vlorës, ku pas Lungomare 2, inspektoi punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.

‘Është diçka spektakolare’- tha kreu i qeverisë teksa inspektonte punimet.

Përmes Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë lidhet Sheshi i Flamurit me detin nga Bulevardi “Ismail Qemali” ndërsa pritet të krijohet një oaz i veçantë gjelbërimi, ujrash, argëtimi, nostalgjie, me Muzeun e Pavarësisë si qendër graviteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme