Kryeministri i vendit Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme në Vlorë nisjen e punimeve të një projekti të ri që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin.
Gjatë fjalës së tij Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka bllokuar këtë projekt, ndërsa shton se nuk ka dashur të bëjë publik këtë debat.
“Është fakt që nga fillimi i nëntorit presin plotfuqinë, një autorizim formal nga presidenti, pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit. Dhe faktikisht duhet ndërtim total. Në momentin që nuk i jepet kjo fuqia ne nuk e realizojmë dot”, u shpreh Rama.
“S’kam dashur të bëj zhurmë për këtë punë. Por tani e merr vesh e gjithë Vlorë që e ka bllokuar Ilir Meta. Është një bllokim absurd i një projekt”, shtoi kryeministri./Opinion.al/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...