Kreu i qeverisë Edi Rama ka përsëritur deklaratën se sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk ka asgjë më pak se ato jashtë vendit për përballimin e situatës së Covid-19. Me anë të një statusi më rrjetet sociale, Rama shkruan se infektimet dhe humbjet e jetëve në Shqipëri janë në mesataren e rajonit.
Ai apelon të zbatohen rekomandimet e mjekëve për mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe bën thirrje për mbrojtje nga dezinformimi. Me besim dhe durim, vijon kryeministri, do ta kalojmë këtë sprovë të jashtëzakonshme.
”Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudo qoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. Mbani Maskën, Ruani Distancat, Mbrohuni Nga Dizinformimi. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme së bashku”, shkruan Rama.
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...
Bora e madhe në Poloni i lë shoferët të bllokuar në rrugë