Kryeministri Rama i ka cilësuar minorancë të gjithë artistët, politikanët dhe protestuesit që hynë sot brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.
Kreu i qeverisë ka garantuar se Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet pasi, siç tha ai, atë e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.
“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan Rama në Twitter.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit