Rama i përfundon takimet dy ditore me ministra, merren vesh për zgjedhjet e 11 majit

21:51 | 8 Mars 2025
R J

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përfunduar ditën e dytë të takimit me ministrat e ekzekutivit të tij dhe me Grupin Parlamentar të PS-së

Top Channel shkruan se aty u diskutuar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku është marrë vendim që propozimet e drejtuesve të qarqeve për kandidatët për deputetë të shqyrtohen nga Kryesia e Partisë Socialiste.

“Shqyrtimi i propozimeve do të kryhet deri më 12 mars, kur përfundon edhe afati i dorëzimit të listave”, thuhet në artikullin e TCh-së.

Ndërsa në ditën e parë të këtij takimi, secili ministër ka raportuar se çfarë kanë punuar deri tani në mandatin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale