Gjatë vizitës së tij në Vatikan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer homazhe edhe në varrin e Papa Françeskut. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali Zaho ata vendosën një buqetë me lule mbi varrin në Bazilikën e Shën Marisë në Romë aty ku prehet Papa.
Ndërkohë nuk mungon edhe një mesazh nga kryeministri i cili shprehet për Papa Françeskun se ka qenë mik i paharruar i Shqipërisë.
“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Rama u prit në një takim nga Papa Leoni XIV.
Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë thuhet se “Në bisedimet e përzemërta u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet mes komunitetit kishtar dhe atij civil”.
Gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.
Rama i dhuroi edhe disa dhurata Papa Leonit. Ai i dhuroi Ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë e Papa Shën Leonit të Madh dhe e Shën Augustinit, së bashku me medaljonin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, si dhe numri më i fundit i revistës Art dhe Trashëgimi kushtuar trashëgimisë katolike shqiptare.
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët