Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku ka folur për çeljen e fushatës elektorale. Ai tha se ajo që ndodhi në aktivitetin e Partisë Demokratike është e dënueshme ligjërisht, por edhe e rrezikshme nga ana shëndetësore.
Sipas Ramës ishte e pakuptueshme që u grumbulluan aq shumë njerëz në këtë situatë dhe se nuk kishte asnjë ngjashmëri me aktivitetet e zhvilluara nga Joe Biden në Shtetet e Bashkuara pasi nuk u ruajt asnjë lloj distance.
Rama u pyet nëse ishte i gatshëm të dilte në një debat me Bashën, por sipas kreut të mazhorancës opozita nuk ka një lider të qartë. Rama foli edhe për përplasjen e Elbasanit në ditën e Verës ku tha se asnjë nga personat e përfshirë në incident nuk ishin shoqërues të tij dhe akuzoi Bashën se kishte nxitur incidentin duke grumbulluar militantë në një ditë feste.
Rama tha se pjesa e maternitetit që u shemb ishte shpallur e rrezikshme pas tërmetit. Sipas tij procesi i rindërtimit u vonua për shkak të pandemisë ndërsa akuzoi Presidentin Meta se po mban peng kredinë e butë të dhënë nga Franca për 3 projekte në Durrës.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë