Kryeministri Edi Rama e konsideron diktatorin Enver Hoxha si “kafshën” më të madhe politike që ka pasur Shqipëria në histori.
“E kam parë si personazh. Mendoj se ka qenë kafshë politike, një tërmet që përkufizon ata të cilët instinktin e triumfit dhe të unimit politik e kanë më të fortë se sa të tjerët apo instinktin e mbijetesës përmes politikës e kanë më të fortë se të tjerët, Enver Hoxha është kafsha më e madhe politike që kemi pasur. Pa dyshim!” – tha Rama në “Opinion”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek babai i tij, Kristaq Rama për të cilin thotë se besonte tek komunizmi.
“Im atë ishte komunist, artist dhe si i tillë, im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksion të atij sistemi që punonte dhe besonte. Besonte tek ai sistem deri vonë dhe jo deri në fund. Ai ishte njeri i përmbajtur, i heshtur dhe si pjesë e pushtetit, ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin” – shtoi ai.
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet