Situata e koronavirusit në vend vijon të mbetet serioze.
Kryeministri Edi Rama, në një status në rrjetin social “Facebook” paralajmëron se duke vijuar nga nesër do të publikojë pamje ekskluzive nga spitalet COVID.
Statusi i kryeministrit Edi Rama:
Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…
Ndërkohë Komiteti Teknik në një komunikim për mediat njoftoi edhe masat e reja sipas të cilit nga e mërkura do të vendosen orare të reja të lëvizjes.
Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...