Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen ditën nesërme në seancë plenare në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të kreut të qeverisë. Për shkak të masave në fuqi për shkak të pandemisë, seanca do të kryhet pa praninë e publikut.
Çështja lidhet me emërimin nga kryeministri të ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin Meta nuk e dekretoi. Më pas Rama u detyrua të mbajë vetë edhe postin e kryediplomatit të vendit. Meta këmbënguli se e drejta e kreut të shtetit është të vlerësojë kandidaturat dhe jo vetëm t’i firmosë ato.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese
18 Maj, 2021
Kërkues
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...