E gjendur në ambientet e punës, shefja e Spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo, një ndër figurat kyçe të përballjes së sistemit shëndetësor me pandeminë Covid-19, feston sot ditën e saj të lindjes
Çomo është uruar përmes postimeve në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.
“Edhe 100. Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull! Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm! #TëRRALLË”- u shpreh kryeministri.
Edhe 100?
Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin,…
Posted by Edi Rama on Saturday, 21 November 2020
Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi një urim krahas fotos së profesoreshë Çomos, me lule në duar në korridorin e Spitalit Infektiv.
“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”- thekson Manastirliu.
Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.
Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve…Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, 21 November 2020
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...