Shqiptarët përkujtojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, një ditë e shënuar kombëtare që nderon sakrificën, qëndresën dhe heroizmin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në organizimin zyrtar në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, por jo vetëm.
Të pranishëm që nderuan dëshmorët ishin edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të tjerë.
Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul me respekt përpara kujtimit të të rënëve, duke nderuar sakrificën e tyre sublime në emër të lirisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Ishte Begaj ai i cili nderoi i pari dëshmorët, teksa më pas vijoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë./tch
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet ...
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja