Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Enis Veliaj kanë nisur strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja”, shkruan Rama në Facebook.
Ai thotë se deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me 1 milionë lekë të reja në dorë, trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat, pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj, bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve, aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtohet një çerdhe.
“Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mëngut”, shprehet kryeministri Rama.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...