Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.
“”Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”, (Kurani, Sureja El-Kadr 97:3)”, citoi Rama.
Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur Muajin e Bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat madhore të besimit islam. Sonte është Nata e Kadrit, një prej netëve të muajit të Ramazanit, për të cilën besohet se agjërimi gjatë saj është më i vlefshëm se 1000 muaj të tjerë.
Madhështia e kësaj nate qëndron në pranimin e lutjeve drejtuar Zotit.
Ramazani është muaji i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit; muaji i nëntë i kalendarit mysliman të hixhrit, i cili llogaritet sipas Hënës dhe jo sipas Diellit.

“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...