Kryeministri Edi Rama vijon të citojë artistë të ndryshëm, të cilët ndajnë mendimin e përbashkët me të se Teatri Kombëtar duhet të shembet për t’u ndërtuar një i ri.
Këtë mbrëmje, Rama ka publikuar mesazhin e aktorit të njohur të humorit, Gazmend Paja, i cili shprehet se është pro teatrit të ri.
Ndër të tjera, Paja shkruan se “Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit”.
Mesazhi i Ramës:
Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj
GAZMEND PAJA:
Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër