Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë drejt familjes evropiane dhe se kjo ka ndodhur si rezultat i përmbushjes së standardeve dhe është forcuar procesi i shtetbërjes në vend.
Rama tha se dera e BE-së po i hapet Shqipërisë si rezultat i thellimit të reformave dhe rritjes së besimit të partnerëve ndërkombëtar.
“Nëse sot jemi te pragu i derës së familjes evropiane, kjo është rezultat i besimit, vlerësimit dhe respektit që ata kanë krijuar ndaj nesh. Ata nuk të falin për asgjë, sepse duan të dinë ekzaktësisht nëse Shqipëria i përmbush apo jo standardet. Para 10 vitesh për mua ishte shumë e rëndë të takoja liderët e Evropës pasi e ndjeja që brenda tyre kishte përçmim për vendin tonë apo në rastin më të mirë keqardhje. Procesi i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes së vet dhe kjo do të hap derën e anëtarësimit”, tha Rama.
Nga Gjirokastra ku ndau disa nga arritjet që ka bërë vendi në sektorë të ndryshëm gjatë kohës që socialistët kanë pasur pushtetin, Rama tha se rritja ekonomike në vend është e dukshme në jetën e përditshme të qytetareve dhe kjo çështje, shtoi ai, nuk e mbulon dot “me lule propagandistike”.
“Kur ne themi që Gjirokastra kur morëm detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërkohë që vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet mediatike e përqeshin, ndërkohë që gjirokastritët e jetojnë përditë faktin që këtij qyteti që po jepte shpirt sot rritet, zhvillohet hap pas hapi. Kur vijmë te ekonomia nuk e mbulon dot me lule propagandistike”, tha Rama.
Rama foli edhe për aeroportin sezonal të Gjirokastrës ku sipas tij brenda 2030 do të ketë fluturimet e para turistike.
“Ekonomia në këtë qark do të rritet në mënyrë të ndjeshme, nga një ana turizmi, agro-turizmi, agro-përpunimi që do vendosim mbështetje të veçantë, paketa e maleve që është për të gjithë vendin do i jap një dorë të mirë zhvillimit të zonave më të thella. Edhe aeroporti i Gjirokastrës që sot është një aeroport funksional për aktivitete sportive, për fluturimet sportive. Ka rezultuar që të jetë pika më ideale për të ndërtuar aeroportin turistik të jugut. Koncepti është gati, është një aeroport sezonal dhe brenda 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.
Duke u ndalur te Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), Rama tha se është rritur me 2 herë e gjysmë brenda një dekade, duke arritur në vlerën e 25 mld euro, ndërsa synimi është që të arrijë në 35 mld euro në vitin 2030. Kryeministri tha po ashtu se qeveria ka ulur borxhin publik në vend duke e çuar në 54%.
“PBB kur ne morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro, në fund të 2024 rezultoi 25 mld euro dhe projeksioni ynë që në Shqipërinë e 2030 PBB do të shkojë në 35 mld euro. Pra në një dekadë ne e kemi rritur prodhimin e përgjithshëm kombëtar 2 herë e gjysmë. Borxhi publik është një nga pikat kyçe të matjes së shëndetit të ekonomisë së një vendi dhe kur morëm detyrën Shqipëria kishte një borxh publik 70.4% dhe përveç kësaj shifre zyrtare gjetëm një borxh të fshehur që ishte borxhi i krijuar ndaj kompanive. Ne e kemi ulur borxhin në 54%”, tha Rama./RTSH
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...