Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se nuk do të ndërtojë një qeveri nga halli. Kreu i qeverisë tha se “nëse Partia Socialiste nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam” duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndodhë pas 25 Prillit nëse ai humb.
Edi Rama tha se, nëse PS nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam.
“Mua nuk më intereson në asnjë formë pushteti apo politika që nuk lidhet me një fitore dhe me një mandat të qartë sepse unë nuk hyj tek ata që i kemi parë, Saliu është i fundit, por historia e shqiptarëve ka pasur shumë kasapë që për pushtetin merrnin jetë njerëzish, për karrigen bënin gjithçka dhe shpërfytyroheshin. Unë këtë mandat e kërkoj sepse besoj se janë vitet ku mund të ngjitemi në atë majë ku gjenerata jonë ka misionin ta çojë Shqipërinë. Kemi gjithë këto projekte që janë të kryera, që janë të financuara me kompani që dihet kush janë dhe punojnë. Kemi katër porta nga qielli dhe nga deti, kemi mundësinë ta bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë. Kemi mundësi të mbyllim reformën dhe sistemin e administratës shtetërore në telefon. Kemi mundësinë të çojmë mbi 1 mld eksportet bujqësore. Këto na japin një tjetër Shqipëri. Nëse unë marr mandatin për këto, unë jam. Nëse unë nuk marr mandat për këto, unë s’jam. Pastaj vazhdojnë të tjerët”.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...