Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me Akademinë e Shkencave, e cila sipas tij dështoi në marrjen e vendimit të duhur.
“Meqë Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, uroj të gjejë dhe fondet për vijimin e farsës. Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, ka deklaruar Rama në rrjetet sociale.
Rama ka konfirmuar kështu paralajmërimin e bërë më herët gjatë ditës, me rastin e ditës së zgjedhjeve në ASH.
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj, stop farsës”, shkroi Rama.
E themeluar më 1972, Akademia e Shkencave është institucioni më i madh shkencor në Shqipëri. Me 26 anëtarë, akademikë; 13 anëtarë, akademikë të asociuar dhe 26 anëtarë nderi, akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe atë të Shkencave Natyrore dhe Teknike. /TopChannel/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...