Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama njoftoi se në fillim të vjeshtës, kompania “Air Albania” do të nisë fluturimet në drejtim të Italisë.
Kryeministri shton se nëse ai thotë që diçka do bëhet, është vetëm çështje kohe, pune, e mundimi por fjalën e tij se merr era, ndaj bën thirrje për besim dhe durim.
Statusi i plotë:
“AIR?ALBANIA??DREJT QIEJVE TË EUROPËS??
Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës??
Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era?
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh?
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam????”
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...