Është mbajtur në Bruksel takimi i shtatë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE. Delegacioni shqiptar përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.
Ministri Bushati, pas përfundimit të këtij takimi, ka folur edhe sa i takon ngjarjeve në Kumanovë si dhe takimin me dy liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Bushati tha se në këtë takim, ku ishte dhe kryeministri Edi Rama, iu është bërë thirrje liderëve politikë shqiptarë të Maqedonisë të jenë më të bashkuar, raporton “Shqiptarja”.
Bushati bëri thirrje edhe njëherë nga Brukseli që të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe se shteti shqiptar e dënon dhunën e ushtruar në Kumanovë.
Ai tha se Maqedonia aktualisht ka një problem të brendshëm dhe kjo nuk është çështje e Shqipërisë.
Sipas Bushatit, Shqipëria është e interesuar që të shohë një Maqedoni që ka një shtet të fortë dhe pa konflikte pasi kjo ndikon në mënyrë direkte në stabilitetin e rajonit gjë të cilën Shqipëria nuk do që ta cenojë.
Ndërkohë sa i përket tensioneve me Greqinë për ujërat detarë, Bushati tha se kjo është një e drejtë ndërkombëtare e Shqipërisë.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...