Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të vitit 2024-shit për t’u futur në testet e certifikimeve evropiane
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se ky aeroport do të jetë funksional për pasagjerët që do të udhëtojnë në vitin 2025.
Rama përmes një postimi në Facebook tha në mëngjes ka ateruar Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtarë të Vlorës.
“Mirëmëngjes dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e çertifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.
Kontrata për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është nënshkruar me 20 prill 2021./Arbresh.info/
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...