Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur sot se nga ofrimi i shërbimeve përmes platformës e-Albania janë kursyer 620 milionë euro.
Gjatë prezantimit të programit qeveritar për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike në partneritet me Mastercard Europe, Rama u ndal te puna e jashtëzakonshme që është bërë me shërbimet online.
Kryeministri theksoi se mbi 95% e shërbimeve janë tashmë online dhe ka mbetur vetëm një numër i vogël shërbimesh që kërkojnë prezencë fizike.
Rama solli në vëmendje të dhënat e auditit ndërkombëtar mbi rezultatet që ka sjellë në ekonominë shqiptare ofrimi i shërbimeve online përmes platformës e-Albania.
Kryeministri theksoi se nga të dhënat e auditit rezulton se 620 milionë euro janë kursyer thjesht nga kalimi nga shërbime fizike në sportel, në shërbime online.
“Më shokuese akoma është se janë kursyer vajtje-ardhje të barabarta me 25 mijë rrotullime rreth Tokës. Kaq është distanca që u është kursyer njerëzve. Nga shërbimet online nga platforma përfitojnë edhe shqiptarët jashtë, që duhet të vinin në Shqipëri ose të shkonin në konsullatat dhe ambasadat e vendeve respektive për të marrë një shërbim”, shtoi Rama./atsh.al
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...