Një vajzë e re ka humbur jetën sot në një anije turistike në Vlorë. Ajo ka rrëshqitur në anije dhe është plagosur. Edhe pse është dërguar në spital, e reja nuk ka mundur që të mbijetojë. Viktima 25-vjeçare ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se është turiste e huaj.
Policia thotë se ka ndaluar 47-vjeçarin Aleksandër Golemaj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Fillimisht policia tha se dyshohet se vajza ka qenë nën efektin e alkolit. “Mëngjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qenë nën efektin e alkoolit”. Por pasdite njoftimi i policisë nuk e pëmendte këtë.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit