Të indinjuar, disa të moshuar janë mbledhur sot para sheshit ‘Skëndërbej’ për të mbështetur protestën kundër rritjes së çmimeve.
Një prej qytetarëve tha se më mirë ishin në kohën e regjimit të Enver Hoxhës se sa tani.
“Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit”, tha ai për News24.
Ndërkohë, një tjetër qytetar tha se detyrohej të ikte në Mal të Zi për të punuar dhe se fëmijën e shkolluar e kishte pa punë.
“Kam ardhur nga Puka. Protestoj për rritjen e çmimeve. Jam një nga familjet e përmbytura nga HEC i Fierzës. E paguaj energjisë një më një. S’më ka dhënë kush kompenson. Kam votuar për këta socialistë, kur ka qenë në koalicion me Ilir Metën. Unë e kam çuar fëmijët me forcat e mia në shkollë, por e kam pa punë. Kur do i kërkoj ndihmë? Atje ku është lufta në Ukrainë, është 1 euro nafta. Këtu s’merret shteti me ty. Unë punoj në Mal të Zi se këtu s’ja dal”, tha protestuesi.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit