Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje në platformën Shqipëriaqëdua.al.
Shefi i qeverisë apeloi sot që qytetarët të vazhdojnë që ta përdorin atë si një mundësi reale për dëgjimin e zërit të tyre. Nga eventi i bashkëqeverisjes nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit me qytetarët.
“Ty të faleminderit shumë dhe lart e më lart”, ka thënë një pensionist nga Kuçova, i cili prej kohësh nuk merrte pensionin e plotë, por kishte gjetur zgjidhje për shqetësimin e tij.
“Më lart se 198 cm nuk kam ku shkoj, por faleminderit shumë. Ne jemi këtu për zgjidhjen e çdo rasti kur llogaria e pensionit nuk është e duhura. Kjo është një mundësi reale që të gjendet rruga”, tha Rama, raporton top channel.
Ai theksoi më tej se për 3 minuta një qytetar mund të vërë në lëvizje një mekanizëm të tërë për zgjidhjen e një problemi.
“Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta vërë një ministër në shërbim të komunitetit apo një individi. Një qytetar arrin pasi automatikisht sapo çështja hyn në proces apo regjistrohet në portal, koordinatorët në bashkëpunim dhe falë autoritetit që kanë nga titullari vënë në lëvizje mekanizmat”, iu përgjigj Rama.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X