Duke nisur nga ky muaj e në vazhdim të gjithë pensionistët do të përfitojnë indeksimin e pensioneve me 3.3 për qind.
Ky vendim duket i papërfillshëm për pensionistët të cilët thonë se janë të pakënaqur.
“3.3% i bie 6 mijë lekë, ndoshta kaq është mundësia nuk e di. S’jam në gjendje ta gjykoj unë, po sigurisht që është pak,” u shpreh një pensionist.
“10 mijë lekë, një kafe. Ç’i do ato?!” tha dikush tjetër, ndërsa ka pasur qytetarë që këtë indeksim të pensioneve e kanë konsideruar si bakshish.
Një pjesë e pensionistëve të pyetur nga Euronews Albania i kanë cilësuar këto manovra të qeverisë, tallje dhe ofendime duke qenë se nuk mund të përballojnë jetesën as me pensionet që kanë, as me indeksimin 3.3 për qind që është i papërfillshëm./Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...