Qeveria e Shqipërisë miratoi në mbledhjen e datës 17 mars 2026 vendimin për përcaktimin e kritereve dhe masës së kompensimit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kur emërohen ose komandohen në detyrë jashtë vendbanimit të tyre.
Sipas vendimit, ushtarakët aktivë që nuk u sigurohet transport, strehim apo kompensim për qira nga Ministria e Mbrojtjes përfitojnë pagesë mujore sipas distancës nga vendbanimi i tyre:
5–25 km: 4,400 lekë
26–50 km: 8,800 lekë
51–100 km: 13,200 lekë
Mbi 101 km: 20,000 lekë
Pagesa ndërpritet kur ushtaraku rikthehet në vendbanimin e tij, përfundon periudha e komandimit jashtë vendbanimit ose sigurohet banesë pranë vendit të shërbimit. Në rast se ushtaraku transferon edhe familjen, kompensimi përfshin transportin falas të familjes dhe të materialeve të shtëpisë me mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ushtarakët duhet të dorëzojnë çdo vit dokumentacionin përkatës për të përfituar kompensimin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim shfuqizon vendimin nr. 435, datë 25 qershor 2004, dhe efektet financiare mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”./euronews.al
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli