Qeveria shqiptare miratoi sot bonusin e fundvitit për 724,933 pensionistë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se qeveria ka miratuar bonusin më të madh të dhënë ndonjëherë për pensionistët.
Pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja tha për mediet se, “qeveria miraton bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë për 724,933 pensionistët”.
Sipas tij, 511,173 pensionistë me pension deri në 20 mijë lekë [200 euro] do të marrin këtë fundviti bonusin prej 15 mijë lekësh [150 euro] dhe 213,760 pensionistë që janë me pensione mbi 20 mijë lekë, përfitojnë bonusin prej 10 mijë lekësh [100 euro]. /Telegrafi/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...