Këshilli i Ministrave ka miratuar një seri vendimesh për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkitë Berat, Dimal, Durrës, Himarë, Kavajë, Librazhd dhe Mirditë. Vendimet bazohen në ligjin nr.20/2025, “Për Paketën e Maleve”, dhe synojnë promovimin e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike në këto territore.
Bashkia Berat: Janë shpallur 44 zona në fshatrat Balibardhë, Bilçë, Malinat, Palikësht, Qereshnik, Ullinjas, Veleshnjë, Mbjeshovë, Lapardha, Roshnik, Karkanjoz, Qafë-Dardhë, Mbreshtan, Paftal dhe Sinjë, me sipërfaqe që variojnë nga 0.48 ha deri në 1,369.34 ha.
Bashkia Dimal: Janë shpallur 5 zona, duke përfshirë fshatrat Malas Breg, Agim, Syzez, Konisbaltë, Poshnjë, Pashalli, Vokopolë, Skrevan, dhe Bistrovicë, me sipërfaqe totale deri në mbi 1,369 ha.
Bashkia Durrës: Përfshihen 3 zona në fshatrat Gjuricaj, Kapidanaj, Kërtushaj, Likmetaj, Kuraten, Lalëz, Bizë, Draç, Shetaj, Armath, Borç, Kameras, Radë, Shkallë, Manzë, Romanat, Bozanxhije, Manskuri, me sipërfaqe deri në 8,217 ha.
Bashkia Himarë: Shpallen 18 zona përfshirë fshatrat Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Iliaz, Vuno, Himarë, Pilur, Kudhës, Qeparo, Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukovë, Vranisht, Tërbaç, Bolenë, Kallarat, Kuç, me sipërfaqe deri në 2,310 ha.
Bashkia Kavajë: Përfshihen 9 zona në fshatrat Kanaparaj, Seferaj, Çetë, Zikular, Habilaj, Peqinaj, Bago, me sipërfaqe deri në 110 ha.
Bashkia Librazhd: Janë shpallur 10 zona përfshirë Librazhd Qendër, Arrëz, Babje, Dorëz, Dragostunjë, Kuturman, Hotolisht, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Xhyrë, Çerçan, Ballgjin, Rinas, Neshtë, Mëxixë, Stëblevë, Zabzun, Borovë, Llangë, Sebisht, Sheh, Gurëshpatë, Vilan, Lunik, Letëm, Zgosht, Koshorisht, Prodan, Kostenjë, Funarës, me sipërfaqe që shkon deri në mbi 17,540 ha.
Bashkia Mirditë: Shpallen 4 zona të mëdha në fshatrat Fan, Bisakë, Klos, Konaj, Shëngjin, Sang, Thirrë, Xhuxhë, Shtrungaj, Zall-Xhuxhë, Katundi i Ri, Dardhëz, Hebe, Domgjon, Gjakëz, Munellë, Lurth, Ujë, Kullaxhi, Ndërshen, Lgjin, Bulshar, Planet, Nënshejt, Grykë-Orosh, Mashtërkor, Shtrungaj, Lajthizë, Kodër-Rrëshen, Tarazh, Malaj, Perlat Qendër, Shebe, Trojë dhe Prosek, me sipërfaqe totale mbi 41,000 ha.
Këto vendime synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, industrial dhe turistik, ndërsa ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe njësitë përkatëse vendore për zbatimin e tyre.
Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”./euronews.al
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli