Policia e Shqipërisë është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, të Malësisë së Madhe.
Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj), shkruan A2.
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e një nate më parë ku nga të shtënat më armë zjarri u terrorizuan banorët e fshatit Gruemirë.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët, të cilët qëlluan fillimisht mbi kamerat e sigurisë së familjes Kurtaj. Pasi janë kthyer tre personat e familjes Kurtaj kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dy të rinjtë kanë vijuar rrugën.
Gjatë ndjekjes nga tre personat e familjes Kurtaj, e cila zgjati 10 minuta, ata kanë të qëlluar me automatik kallashnikov me rreth 100 plumba.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë